A ndikon televizori i ndezur në cilësinë e gjumit? Ja çfarë duhet të dini
Edhe pse shumë prej nesh gjejmë rehati duke parë seriale para gjumit, televizori i ndezur mund të ketë një ndikim më të madh në cilësinë e gjumit sesa mendojmë.
Truri juaj nuk pushon plotësisht
Edhe kur bini në gjumë para televizorit, truri juaj vazhdon të përpunojë tingujt dhe imazhet nga ekrani. Sipas psikiatres Amelia Alvin, “Truri i percepton të gjithë tingujt nga televizori, duke shkaktuar stres të panevojshëm kur trupi ka nevojë për qetësi.”
Përmbajtja e ekranit ndikon gjumin
Filmat horror apo shfaqjet e dhunshme mund të shkaktojnë ankth dhe të prishin ciklin e gjumit. Një studim zbuloi se shikimi i përmbajtjeve të tilla 90 minuta para gjumit rrit rrezikun për makthe dhe ankth 13 herë më shumë krahasuar me shikimin e përmbajtjeve komike.
Zgjidhje për gjumë më të mirë
Në vend që të bini në gjumë me televizorin ndezur, provoni të lexoni një libër ose të dëgjoni muzikë relaksuese. Këto alternativa ndihmojnë trurin të qetësohet dhe përmirësojnë cilësinë e gjumit tuaj.
💼 Keni nevojë për një Ekonomiste për biznesin tuaj?
Na kontaktoni tani për zgjidhje të personalizuara dhe profesionale.
👉 Klikoni këtu për të biseduar direkt në WhatsApp Sun Consulting