
Parashqevi Simaku komunikon me të birin
Biznesmeni shqiptar Elton Ilirjani ka njoftuar se Parashqevi Simaku ka rifilluar komunikimin me djalin dhe ish-bashkëshortin e saj. Ky lajm u bë publik në Instagram nga Ilirjani, pasditen e sotme. Ditën e djeshme, ai tregoi se kishte kontaktuar me djalin e këngëtares dhe ishte duke bërë përpjekje për të mundësuar një rikthim të komunikimit mes tyre.
Simaku besohet se nuk ka pasur asnjë kontakt me djalin e saj për më shumë se 10 vjet, që prej ndarjes nga bashkëshorti.