
Parashqevi Simaku takohet me nipin
Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku ka pasur një takim të ngrohtë me nipin e saj në New York, SHBA. Ajo e ndau këtë moment me ndjekësit përmes një postimi në rrjetet sociale, duke publikuar një foto me të.
“Një foto nga takimi i Parashqevisë me nipin e saj”, shkruhet në përshkrimin e fotos që këngëtarja ka shpërndarë.
Figura e Parashqevisë ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut pas një videoje që u transmetua nga televizioni amerikan ABC 7, ku ajo shfaqej duke marrë ndihma si e pastrehë, duke shtuar kureshtjen rreth jetës së saj personale.